Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Vuçiqi paralajmëron vizitë në Fushë-Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka kërkuar falje serbëve që jetojnë në Komunën e Fushë-Kosovës, pasi ditë më parë në parlamentin e Serbisë, kishte thënë se në këtë vend nuk ka mbetur asnjë serb.

Pas kësaj deklarate të Vuçiqit, reaguan serbët që jetojnë në fshatrat e Fushë-Kosovës, kryesisht në Bresje.

Vuçiq sot u ka kërkuar falje, teksa ka premtuar se do të vizitojë Bresjen, fshat i Fushë-Kosovës.

“Bëhet fjalë për 45 njerëz. U kërkoj falje, do ta përmirësojë gabimin me punë, angazhim dhe luftë për ta”, ka thënë Vuçiq, sot gjatë një vizite në Krushevc, përcjell Tanjug.

Vuçiq gjatë raportimit në Kuvendin e Serbisë për procesin e dialogut, tha se “në Kosovë janë 120 mijë serbë më pak dhe se në Fushë-Kosovë nuk ka ngelur asnjë”.

Shiko me shume