Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Varroset i riu që u vra në Velipojë

Është përcjellë për në banesën e fundit 19-vjeçari Musaen Zeneli i cili humbi jetën në ditën e parë të punës në masakrën e ndodhur në Velipojë.

Atij i është dhënë lamtumira e fundit sipas ritualeve fetare myslimane.

19 vjeçari Musaen Zeneli ishte viktima e pafajshme e masakrës në Velipojë. Prej muajsh ai mundohej të mbante familjen. Jetonte vetëm me nënën, pasi babain e kishte humbur. Ai u mbyt në lumin Drin dhe prej asaj kohe duhej të përkujdesej për nënën.

Djali nga Bahcallaku punonte në zonën e plazhit, në biznese të ndryshme. Së fundi kishte folur me vëllezër Gocaj për t’i gjetur punë. E shtuna ishte dita e parë e tij. Punën e mbylli pak pas mesnate, pa e ditur se nuk do të kthehej më në shtëpi. Policia thotë se kishte marrë një plumb në zemër./abcnews.al

Shiko me shume