Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Shqipëria regjistron vetëm një rast të ri me koronavirus

Shqipëria nuk ka regjistruar asnjë të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, ndërsa ka konfirmuar vetëm një rast të ri.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë kryer 2954 testime dhe se janë shëruar 4 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 129.994 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht janë 63 pacientë aktivë me COVID-19, ndërsa vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Shqipëria ka regjistruar gjithsej 132.513 raste pozitive, prej tyre 129.994 janë shëruar, 63 janë aktive, derisa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.456 persona.

Shiko me shume