Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Rreth 33 mijë të imunizuar plotësisht ndaj COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë qendrat e vaksinimit në tërë vendin janë dhënë 1.365 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë thotë se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 160.410 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 32.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Qytetarët edhe sot janë vaksinuar në qendrën “1 Tetori” në kryeqytet. Bajram Bajrami u paraqit në këtë qendër për të marrë dozën e dytë të vaksinës. Ai pati fjalë të mira për procesin në përgjithësi.

“Jam vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës dhe po ndihem shumë mirë, për mënyrën e aplikimit gjithçka ka shkuar shumë mirë nuk ka pasur problem, dhe nuk ka shumë njerëz por po shkon shumë mirë. Kur më kanë thirr me marr vaksinën nuk kam hezituar sepse është për të mirën e njerëzve si dhe për vetën. Kështu që nuk kom asnjë problem”, deklaroi ai.

Edhe Vehbi Gashi mori sot dozën e dytë të vaksinës anti-Covid, duke shprehur falënderime ndaj stafit mjekësor.

“Unë jam shumë i kënaqur, na kanë pritur shumë mirë, po na këshillojnë dhe janë duke na drejtuar në çdo mënyrë. Unë jam shumë i kënaqur me këtë vaksinim që është duke u bërë. Ne kemi ardhur vet për të aplikuar dhe pastaj e kemi e marrë vaksinën”, u shpreh ai.

Haki Fehrati kishe pasur probleme me aplikimin për herë të parë, por që më pas ccështja ishte zgjidhur. Tashmë, ai dhe bashkëshortja e tij kanë marrë të dy dozat e vaksinës anti-Covid.

“Jam vaksinuar me dozën e dytë, njëherë kur kam aplikuar nuk më kanë thirr por herën e dytë më kanë thirr. Unë për vete po kaloj shumë mirë por ka shumë të cilët po ankohen të cilët po i dëgjoj nëpër televizion. Deri tash vetëm un edhe bashkëshortja jemi vaksinuar e cila është ka marr vaksinën 5 dit para meje dhe un tash”, tha ai.

Shiko me shume