Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Probleme në platformën E-Kosova, rreth 200 qytetarë me termine për vaksinim kthehen prapa në Gjilan

Për shkak të problemeve në platformën online E-Kosova, rreth 200 qytetarë që kanë pasur terminë për t’u vaksinuar kundër COVID-19 në Komunën e Gjilanit, janë kthyer prapa.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Selami Xhemajli, ka thënë për Express se që nga mëngjesi deri në orën 13:00 ka pasur pengesa në sistemin online.

Ai është shprehur se rreth 200 qytetarë që kanë pasur termin për vaksinim janë kthyer pas për shkak të problemeve në sistem.

“Ka pasur pengesa në sistem në regjistrim të shifrave në platformën online deri në orën 13:00. Deri atëherë nuk është vaksinuar askush. Në komunikimin që e kemi pasur me qendrën e vaksinimit në Prishtinë, na është thënë se problemi do të rregullohet, por kjo ka zgjat. Afër 200 persona kanë qenë për vaksinim, por janë kthyer prapa”, ka deklaruar ai.

Xhemaili është shprehur se pas orës 13:00 kur edhe është rregulluar sistemi kanë vazhduar me vaksinimin e atyre që kanë qenë me radhë nga ajo kohë, ndërsa nuk i kanë kthyer prapa as ata që për shkak të problemeve në sistem nuk kanë arritur ta marrin vaksinën deri në orën 13:00.

Përndryshe, ai ka thënë se probleme të tilla në sistem ka pasur edhe mëherët, ndonëse kanë zgjatur pak.

Xhemaili është shprehur se mënyra e caktimit të terminëve online po e ngadalëson procesin e vaksinimit dhe se nuk është në rregull që qytetarët të kthehen prapa kur ka probleme në sistem.

“Kjo mënyra e re e caktimit të terminëve po krijon edhe ngadalësim. Ne kemi kapacitete të mjaftueshme dhe ekipe të mjaftueshme për vaksinim. Ne në fillim të procesit të vaksinimit i kemi lut qytetarët që të regjistrohen në qendrat më të afërta të Mjekësisë Familjare. Por tani për shkak të regjistrimit online, nuk është në rregull që t’i kthejmë ata prapa”, ka shtuar ai.

Shiko me shume