Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Pas Velipojës, sërish përplasje në Shqipëri: I vihet flaka 60 shezlongëve të një biznesi në Dhërmi

Pas ngjarjes në Velipojë, ku mbetën të vrarë 4 persona, duket se një tjetër konflikt ka lindur në jug të vendit përsa i përket shfrytëzimit të vijës bregdetare.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhe (Dhërmi) janë djegur 60 shezllone të një biznesi të vogël që operonte në atë plazh.

Burime bëjnë me dije se djegia ka qenë e qëllimshme dhe shkak mund të jetë bërë një konflikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare ose konkurrenca.

Po sipas burimeve për Report Tv, shezlongët kanë qënë në pronësi të 55 vjeçarit B.D.

Shezlongët i kishte mbledhur për t’i hapur ditën e nesërme, pasi sapo kishte marrë lejen e shfrytëzimt të plazhit.

Siç duket disa bizneseve fqinjë të tjerë nuk i ka pelqyer kjo, dhe dyshimet e para kanë qënë nga konkurenca.

Ende nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga policia.

Shiko me shume