Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Lutfi Haziri me më së shumti toka, thotë se janë në pronësi të përbashkët

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar pasurinë e tij në kuadër të Agjencisë Kundër Korrupsionit. Haziri pasurinë e tij e deklaroi në bazë të pozitave të cilat mban, si Kryetar i Gjilanit, si nënkryetar i LDK-së dhe si kryetar i degës së LDK-së në Gjilan.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar pasurinë e tij në kuadër të Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Haziri është një nga zyrtarët publikë që posedon më së shumti toka, të cilat thekson se i ka të trashëguara nga prindi.

Vlerat e këtyre tokave janë të ndryshme e që më e shtrenjta arrin vlerën e 245.000.00 eurove.

12 toka janë deklaruar nga Haziri, ku vetëm njëra theksohet të jetë blerë nga bashkëshortja e që arrin vlerën e 15.000.00 eurove.

Gjithashtu Haziri ka deklaruar edhe një banesë të blerë, në vlerë 100.000.00 euro.

Lutfi Haziri ka deklaruar edhe paratë e gatshme të mbajtura në institucione financiare.

Në njërën prej bankave Haziri ka 119.016.99 euro. Në një tjetër ka deklaruar se posedon 13.182.00 euro.
I njëjti nuk ka potencuar se ka ndonjë detyrim financiar ndaj personave juridik apo fizik.

Në kuadër të të hyrave vjetore, Haziri ka deklaruar pagën mujore nga Komuna e Gjilanit që shkon në 15.512.02

Shiko me shume