Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Kjo është pasuria e Kryeministrit: qiraja e shtëpisë, të hyrat mujore dhe paratë në bankë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit se po paguan 250 euro në muaj qira për shtëpinë në lagjen Taslixhe në Prishtinë, ku u zhvendos për të jetuar nga marsi i këtij viti, raporton Gazeta Express.

Kurti thotë se është marrë vesh që të qëndrojë për tri vjet në këtë shtëpi dykatështe, ndërsa qiranë ia paguan një personi të përshkruar si B.Z.

Në deklarimin e pasurisë, Kurti e ka futur edhe një apartament. Blerja e këtij apartamenti vlerësohet se ka kushtuar 400 mijë euro dhe është deklaruar se është në pronësi të bashkëshortes së tij.

Për ta blerë apartamentin 67 metra katror, Kurti ka deklaruar se gruaja e tij ka marrë 300 mijë euro kredi në një bankë në Oslo të Norvegjisë. Kredinë thuhet se do ta paguajë për 25 vjet.

Kryeministri ka deklaruar se merr 1 mijë e 305 euro pagë nga Qeveria për detyrën e tij si shef i Ekzekutivit. Ai merr pagë edhe nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, ku është kryetar. Nga subjekti politik që e ka krijuar vetë ai, mori 4 mijë e 200 euro për periudhën janar – mars të këtij viti.

Ndërsa bashkëshortja e Kurtit merr 3 mijë e 915 euro pagë mujore nga një kompani në Oslo të Norvegjisë.

Shiko me shume