Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Gëzim Kelmendi assesi të pajtohet me ‘Paradën e Krenarisë’: Tmerr, mos e zvogëloni popullin

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi e ka quajtur “tmerr” organizimin e Paradës së Krenarisë nga Zyra e Kryeministrit Kurti.

Ai ka thënë se kjo që po bën Kurti është kërcënim për natalitetin dhe ndikon në uljen e numrit të popullsisë në Kosovë.

“Qytetarët e Kosovës e duan familjen, i duan fëmijët, e çmojnë moralin”, ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Tmerr!

Zyra e kryeministrit Kurti sot  organizon “Par*adën e kre*narisë” në ora 18:00 në Prishtinë.

Kjo është “dhurata” më e mirë që qeveria Kurti ia dhuron qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Kryeministër Kurti, a thua vallë kështu i shpërblen qytetarët që ta besuan  udhëheqjen e shtetit të tyre.

Kryeministër Kurti, ju e dini shumë mirë që kjo par*adë kërcënon drejtëpërdrejtë natalitetin në vendin tonë dhe ndikon në uljen e numrit të popullsisë.

Qytetarët e Kosovës e duan familjen, i duan fëmijët, e çmojnë moralin.

Kryeministër Kurti, mos e bëni atë çka regjimi i  Serbisë nuk arriti ta bëj, mos e zvogëlo popullin tonë.

Gëzim Kelmendi.

Shiko me shume