Numri i rasteve me coronavirus ka arritur në 81 në komunën e Ferizajt duke bërë që kjo komunë të bëhet vatra e sëmundjes duke e kaluar Malishevën.

Por, pavarësisht rritjes së rasteve kryetari Agim Aliu po thotë se heqja e Ferizajt nga karantina do të bënte që resurset policore të shfrytëzoheshin më shumë në vëzhgimin e fshatrave dhe vendbanimeve ku qytetarët po gjejnë edhe rrugë alternative për të hyrë.

“Kam pasë një komunikim sonte me ministrin Vitia dhe kam arsyetuar se pse duhet që Ferizaj të hiqet nga karantina dhe kjo është për arsye të kapacitetit të policisë sepse me vetë faktin që po shtohen numri i të infektuarve me coronavirus do të duhej të bënim edhe një monitorim sipas IKPSHK-së”.

“Për t’u bërë një monitorim i vazhdueshëm sigurisht që duhen resurse policore dhe duke pasë parasysh që Ferizaj është një komunë e madhe me numër të madh të banorëve, sigurisht që kjo karantinë ka kërkuar edhe angazhim të madh të resurseve policore”.

“Prandaj, heqja e karantinës do të mundësonte që ne këto resurse policore t’i kemi në dispozicion për monitorim të vazhdueshëm të fshatrave, vendbanimet dhe familjet që janë të prekur në mënyrë që të jenë edhe më të izoluar. Kjo do të na shërbejë që të kemi një siguri edhe për qytetarët tjerë, por edhe për edhe që të kemi një masë më efektive”.

“Unë po e shoh se policia ka telashe në kuptimin e resurseve dhe logjistike, por ne si komunë jemi duke e mbështetur në aspektin logjistik. Kjo është njëra prej arsyeve. është ai që bën rekomandime dhe ai është kompetenti se kush duhet të jetë në karantinë dhe kush jo. Në mungesë të resurseve po e shohim që njerëzit po gjejnë rrugë dytësore dhe futen në komunën e Ferizajt. Prandaj, po e humb efektshmërinë për çka është vendosur karantina”, njofton Klanks.

Aliu ka ngushëlluar të afërmit e viktimës së parë nga coronavirusi në këtë komunë dhe tha se përqindja më e madhe e të infektuarve ka ardhur nga kampi amerikan “Bondsteel”.

“Sot ishte një ditë e rëndë për Ferizajn pasi që kishim një rast të vdekjes dhe 15 të tjerë të infektuar duke e çuar nrumin në 81. I gjithë ky numër përbëhet nga pjesëtarët e kampit “Bondsteel” dhe familjet e tyre”.

“I ndjeri familjen e ka jashtë vendit. Edhe ky vetë ka qenë atje, dhe këtu ka qenë i vetëm. Për të gjithë e infektuarit të tjerë kemi listën e kontakteve. Sigurisht që ehde për rastet e funti do të bëjmë listën e kontakteve nesër në mënyrë që të mbajmë sa më të izoluar. Siç e thashë edhe më herët që shumë prej tyre vijnë një i njëjti burim”.

“Nga 15 rastet e reja, 12 janë punëtorë të këtij kampi dhe tre janë raste që lidhen me një të prekur që po ashtu është nga “Bondsteel”.

“Ne kemi listën e atyre që kanë qenë pozitivë dhe deri më sot kanë qenë 306 persona që kanë qenë të kontaktuar me personat pozitivë dhe iu kërkojmë që të qëndrojnë në shtëpi. Shtabi Emergjent i Ferizajt vazhdimisht janë në vëzhgim dhe komunikim me ta”.

Leave a comment

Your email address will not be published.