Policia ka arrestuar në Drenas personin i cili dyshohet se në një portal informativ ka komentuar me fjalë fyese ndaj një gruaje të dhunuar gjatë luftës në Kosovë

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë, ku theksohet se i dyshuari është arrestuar të martën në Drenas.

“Me datën 21.04.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në një portal informativ kishte bërë komente fyese ndaj një femre të dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, theksohet në raportin e policisë.

Leave a comment

Your email address will not be published.